No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR U mbajt turneu në nderim të Shukit dhe Bezit, presidenti Ademi nderoi...

U mbajt turneu në nderim të Shukit dhe Bezit, presidenti Ademi nderoi familjarët me mirënjohje  

Në organizim të Ligës së Veteranëve të Futbollit dhe me mbështetje nga FFK, sot, në Gjilan është organizuar turneu përkujtimor në nderim të dy ish-drejtuesve dhe donatorëve të mëdhenj të futbollit gjilanas, Selami Osmani – Bezi dhe Shukri Sylejmani – Shuki. Në këtë turne morën pjesë veteranët e Kosovës, si dhe veteranët e dy klubeve të cilat i drejtuan tashmë të ndjerët për shumë vite, Gjilani dhe Drita. I pranishëm në këtë turne ishte edhe presidenti Agim Ademi, i cili para fillimit të turneut nderoi me mirënjohje familjarët e dy ish-kryetarëve të klubeve respektive, Bezit dhe Shukit. Ndërkaq, në ekipin e veteranëve të Kosovës krahas shumë emrave të mëdhenj të futbollit kosovar u paraqit edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me krenari e nostalgji ka përkujtuar dy legjendat gjilanase.
“Kur gjithçka ishte e uzurpuar dy “kolosët” e qytetit të Gjilanit i dhanë një dimension të ri futbollit të Kosovës, ata mbajtën gjallë jo vetëm futbollin gjilanas por edhe kosovar, ata ishin ndër të parët në Kosovë që filluan t’i paguanin futbollistët dhe gjyqtarët në kohërat të vështira të futbollit, ata janë të papërsëritshëm, duhet të jemi krenar si shoqëri dhe si komunitet që në mesin tonë kemi pasur dy figura të shquara që vështirë se do të përsëriten, ju jemi mirënjohës për jetë e mot”, ka theksuar Ademi.
Ndërkaq, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili është një sportdashës i madh, për dy “ikonat” e futbollit gjilanas ka theksuar:
“Bezi e Shuka janë të papërsëritshëm dhe ne jemi me fat që ishin pjesë e qytetit tonë, ata me vite mbajtën gjallë sportin duke i dhënë dimension të veçantë skuadrave të tyre, ata janë legjenda që nuk do të harrohen asnjëherë, ne nga kjo botë vetëm mundemi t’ju falënderohemi përjetësisht për kontributin e tyre që përveç sportit ata ishin edhe donator të mëdhenj të kulturës, jetës shoqërore dhe ishin shumë humanitarë në kohët më të vështira për shumë familje skamnore. Faleminderit Bezi, faleminderit Shuka”, ka theksuar Ismajli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments