No menu items!
Ballina KRYESORE Klopp: Lenos i thashë se nuk isha i kënaqur me të!

Klopp: Lenos i thashë se nuk isha i kënaqur me të!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar paraqitjen e portierit të Arsenalit, Bernd Leno, i cili ishte më i merituari që “Topçinjtë” arritën të eliminojnë skuadrën e drejtuar nga trajneri gjerman në Carebao Cup pas penalltive. “Unë i thashë atij pas ndeshjes se nuk isha shumë i kënaqur me të! Kishim disa raste vërtet të mira. Si trajner, do të kisha dashur që të shënonim, por jam i lumtur të shoh që po krijojmë raste. Ne treguam aftësi, por thjesht nuk funksionoi sonte, gjë që është absolutisht normale. Do të provojmë përsëri, premtoj”, ka theksuar Klopp.
“Po, mund të ishim më të qartë në fazën finale të aksioneve, por Leno pati një paraqitje shumë të mirë. Akoma, gjuajtja e penalltive ka të bëjë me fatin, por Arsenali i ekzekutoi shumë mirë, derisa ne nuk e bëmë një gjë të tillë. Kjo është arsyeja pse kemi humbur ”, ka shtuar Klopp.

Bernd Leno është portieri i parë i Arsenalit në 8 vjet e fundit që nuk e ka përjetuar humbjen në “Anfield”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Recent Comments