No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Southgate rikthen në Kombëtare Maguiren

Southgate rikthen në Kombëtare Maguiren

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka bërë publike pak çaste më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për tre sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve. “3 Luanët” rikthehen në fushë që nga muaji i kaluar dhe këtë herë kanë avantazhin se të tre sfidat kundër Uellsit, Belgjikës dhe Danimarkës do t’i zhvillojnë në “Wembley Stadium”.

Këtë herë tekniku anglez ka vendosur ta këtë grupin më të madh, ku ka grumbulluar për herë të parë lojtarë si Dominic Calvert-Lewin, Bukayo Saka dhe Harvey Barnes. Gjithashtu janë rikthyer në skuadër dhe lojtarët titullarë si Jordan Henderson, Ben Chillwell dhe Harry Maguire.

Ky i fundit u la jashtë kombëtares muajin e kaluar për shkak të problemeve që pati me policinë greke, pas një sherri të ndodhur në Mykonos me disa shqiptarë. Southgate ka lënë jashtë listës dy të rinjtë, Phil Foden dhe Mason Greenwood, pas skandalit seksual që ata u përfshinë në Islandë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments