No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Shokon Guardiola: Ky futbollist i imi ka luajtur me kavilje të thyer

Shokon Guardiola: Ky futbollist i imi ka luajtur me kavilje të thyer

Pesë sezone te Manchester City janë shumë. Tani që Nicolás Otamendi sapo ka mbërritur te Benfica, koha e falënderimeve ka ardhur. “Fair Play” i futbollit, sjellje diplomatike apo thjesht “rit” për t’u kryer…? Gjithsesi, Pep Guardiola nuk ka hezituar të lartësojë figurën e mbrojtësit argjentinas: “Në sezonin kur fituam kampionatin me 100 pikë ishte i pabesueshëm. Ai luajti me njërën kavilje të thyer, ka një mentalitet të madh!”

Argjentinasi 32-vjeçar ka lënë 15 milionë euro te “qytetarët”, shuma e paguar nga klubi portugez për transferimin e tij, dhe një “markë” e pashlyeshme në klub. “Otamendi thjesht dua ta falënderoj sepse ishte pjesë e rëndësishme e suksesit të jashtëzakonshëm që kemi pasur në vitet e fundit. Unë i uroj atij dhe familjes fatin më të mirë. Me siguri do të jetë një nga njerëzit, që unë do ta kujtoj gjithmonë në këtë klub”, – shtoi trajneri katalanas.

Ndërkohë, lojtari argjentinas përfundoi dje seancën e tij të parë stërvitore me klubin e ri, Benfica. Fotot që postoi në Instagram ishin të mbushura me komente që vlerësonin profesionalizmin e tij.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Recent Comments