Alessandro Florenzi, mbrojtësi i PSG-së, i cili foli në konferencën për shtyp, foli gjithashtu për shortin për grupet e Ligës së Kampionëve, duke iu referuar veçanërisht italianëve: “Atalanta është një ekip shumë agresiv, i transformuar që kur Gasperini ndodhet në stol.
Sezonin e kaluar shqetësoi shumë ekipe italiane. Lazio drejtohet nga një sulmues i shkëlqyeshëm si Immobile, por nëse do të duhej të zgjidhja, do të shmangja Interin: zikaltërit bënë një merkato të madhe transferimesh, duke përforcuar një ekip që tashmë ishte shumë i fortë”.
Trajneri Tuchel mendon të njëjtën gjë, i shqetësuar për mungesat. “Ne kemi humbur shumë lojtarë. Shumë shumë, ndër të tjera, shkojnë falas, pa sjellë para për të riinvestuar në arkat e një klubi që dëshiron të ketë një status në nivelin evropian. E mundur që asnjë përforcim tjetër nuk do të arrijë pas Florenzi dhe tani për tani ne jemi më pak të fortë se sezonin e kaluar, ndërsa skuadrat e tjera si City, Atletico dhe Inter janë forcuar”.