Kjo ndodhi në ndeshjen midis skuadrave amerikane të Philadelphia Union II dhe Hartford Athletic, që luajnë në “USL Championship”. Danny Barrera shënoi një gol sa të rëndësishëm, aq edhe të pazakontë, në minutën e 90-të. Portieri kundërshtar donte ta niste aksionin e të tijve shpejt, duke pasuar gjatë me dorë, por Barrera e ngriti këmbën nga mbrapa, në një mënyrë dhe kënd të pabesueshëm, sa e ktheu topin në formë “spondi” e direkt në rrjetë. Me siguri, një gol i tillë do të mbahet mend gjatë, do të mbetet në histori si i pakrahasueshëm dhe paarritshëm nga askush! Një mrekulli e vërtetë!