No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Mezani: Na mungon njeriu i golit

Mezani: Na mungon njeriu i golit

Gentjan Mezani “vajton” mungesën e njeriut gol te Gjilani. Tekniku vlonjat ka theksuar pas barazimit me Drenicën se skuadra duhet të jetë më cinike në ndeshje si kjo.

Mezani ka theksuar që Gjilani s’mund të humb shumë pikë, sepse ka synime të mëdha edhe këtë edicion.

“Na mungon njeriu gol, ai personi që mund ta shtyjë topin në rrjetë. Duhet të përmirësohemi. Nuk mjaftojnë lojërat e mira. E kemi dominuar, por kemi humbur dy pikë, ashtu si ndaj Ballkanit”, deklaroi Mezani për Art Sport.

“Jemi të kushtëzuar sepse kemi shumë të dëmtuar. Shpresoj të na kthehen sa më shpejtë dhe të arrijmë rezultatet”.

“Kemi pasur tri ndeshje jashtë, një në Gjilan. Drenica është skuadër shumë e mirë, e organizuar. Kampionati është i gjatë”.

“Mendoj që duhet të jemi më cinik para portës. Më të përgjegjshëm, t’i shfrytëzojmë rastet sepse kundërshtari mund të të ndëshkojë”, shtoi Mezani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments