Nuk ka më dyshime, Manchester United do të rrëmbejë sulmuesin francez, Ousmane Dembele. “Djajtë e kuq” besojnë se sulmuesi problematik do t’i zgjidhte shumë punë.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka ndër të preferuarit e tij, prandaj e do me patjetër në skuadër. Barca nga krahu tjetër nuk dëshiron që ta huazojë, por do ta shesë direkt.
23-vjeçari nga krahu tjetër nuk dëshiron të lëvizë. Ai ndihet mirë me ish-kampionët e Spanjës dhe dëshiron të vazhdojë karrierën te blaugranët.