Henrique Dalbert drejt Rennes: anësori brazilian është një hap larg kthimit në Ligue 1. Konfirmimi erdhi direkt nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, i pranishëm në prezantimin e librit nga Gianluca Di Marzio:
“Po, e konfirmoj”, u përgjigj drejtuesi! Sakaq, pyetjes nëse “një transferim ky që mund të favorizojë Interin në sulmin ndaj Marcos Alonso?” Ausilio iu përgjigj me një “nuk e konfirmoj”, duke u larguar në këtë rast me një buzëqeshje.
Formula – Huazim me të drejtën e blerjes: kjo është formula me të cilën Rennes në orët e fundit mbylli transferimin nga Interi të Dalbert, mbrojtës brazilian. Futbollisti i lindur në vitin 1993, shkruan “RMC Sport”, do të jetë në Francë këtë mbrëmje dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër në mëngjes.
Dalbert u ble nga Interi te Nice për 20 mln euro por dështoi totalisht dhe pas huazimit te Fiorentina u kthye, duke mos u mbajtur nga Conte.