Dita e sotme është e ngjeshur me ndeshje futbolli. Përveç ndeshjeve të Superligës sot do të zhvillohen edhe ndeshjet e Ligës së Parë në të dyja grupet.
Superliga vjen me tri takime, ndërsa rikthehet kampionia në fuqi, Drita, e cila luan takimin e parë në edicionin e ri.
Gjilanasit presin Besën e Pejës, e cila këtë edicion e ka filluar mjaft dobët.
Takimi më interesant luhet në Podujevë, ku takohen Llapi e Ballkani, derisa në Mitrovicë, Prishtina është mysafire e Trepçës ’89. Takimet fillojnë në ora 15:00.


