Antonio Conte ka transformuar Inter-in e tij në krahasim me ndeshjen kundër Fiorentina-s, duke bërë shtatë ndryshime në formacion.
Lojtarëte e vetëm të konfirmuar janë Handanovic, Kolarov, Young dhe Lukaku, ndërsa, ndryshe nga ndeshja hapëse e kampionatit, do të jenë në fushë nga minuta e parë Skriniar, De Vrij, Hakimi, Gagliardini, Vidal, Sensi dhe Sanchez.
Pippo Inzaghi, nga ana tjetër, ka zgjedhur kapitenin Maggio dhe ka lënë jashtë Foulon, titullar në ndeshjen e parë kundër Sampdoria-s.
Në mesfushë, Dabo ka fituar balotazhin me Hetemaj, finlandez me origjinë nga Kosova. Në sulm, vetëm konfirmime, me Caprari-n dhe Isinge-n në mbështetje të Moncini-t.
Formacionet zyrtare
BENEVENTO (4-3-2-1): Montipò; Maggio, Caldirola, Glik, Barba; Schiattarella, Dabo, Ionita; Caprari, Insigne; Moncini
INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Gagliardini, Vidal, Young; Sensi; Lukaku, Sanchez