No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR VAR-i do të përdoret në ndeshjen Maqedoni e Veriut - Kosovë

VAR-i do të përdoret në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

Sistemi i video-asistimit për arbitra (VAR), do të përdoret në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në “Euro 2020” në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, që zhvillohet muajin tjetër në Shkup. Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes një njoftimi në faqen e tyre. Njoftimi i plotë: Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 8 tetor në orën 20:45 minuta përballet me Kosovën në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup në ndeshjen e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Europian. Në një prej ndeshjeve më të rëndësishme për përfaqësuesen e vendit në Arenën Nacionale do të përdoret edhe sistemi VAR, video-teknologjia për ndihmë për vendimet e arbitrave. Për shfrytëzimin e sistemit VAR në një stadium të caktuar nevojite të bëhet testimi për të konfirmuar se teknikisht mund të shfrytëzohet video-teknologjia. Miratimi për shfrytëzimin e sistemit VAR e sjell FIFA, ndërsa gjithë kjo është e lidhur me Rregulloren e lojës së futbollit. Në Arenën Nacionale “Todor Proeski” do të kryhet testimi për shfytëzimin e teknologjisë VAR një ditë para ndeshjes me Kosovën pas një mbledhje paraprake në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Federatës së futbollit të Maqedonisë, përgjegjësit për sistemin VAR për ndeshjen Maqedoni-Kosovë dhe përfaqësues i firmës „HAWKEYE“ e cila është e zgjedhur nga UEFA si kompani zyrtare për implementimin e sistemit VAR në garat nën organizim të UEFA-së. Ditën e ndeshjes do të bëhet testimi për sinkronizim (paisjet në stadium me makinën VAR), ndërsa testimi i fundit do të bëhet dy orë para fillimit të ndeshjes. Në rast të problemeve teknike në implementimin e sistemit VAR gjatë ndeshjes, atëherë video asistenca në marrjen e vendimeve të arbitrave nuk do të shfrytëzohet.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Batatina me propozim interesant për derbin gjilanas

Kryendeshja e javës së 24-t në Superligën e Kosovës në futboll sjell derbin gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit. Ndonëse objektivat i kanë të ndryshme, prapë...

Ramadani: Mentaliteti është ajo që ka ndryshuar Prishtinën

Prishtina është skuadra më në formë në stinorin pranveror në kuadër të elitës së futbollit kosovar. Skuadra kryeqytetase e ka nisur mbarë pranverën në futbollin...

Recent Comments