Skuadra e promovuar në elitë në këtë edicion, Arbëria nga Dobraja, vazhdon të befasojë për të mirë në këtë fillim të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina në ndeshjen hapëse të javës së 4-t në Superligë ka arritur ta mbajë portën të paprekur në duel me Feronikelin, duke arkëtuar pikën e 8 në këtë edicion. Dy mundësitë më të mira në ndeshjen e zhvilluar në “Agron Rama” në Obiliq i patën Greca dhe Hoxha, por që nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.