No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Koeman: Më pëlqeu ekipi dhe Ansu Fati, Suarez? S’na trishtojnë golat e...

Koeman: Më pëlqeu ekipi dhe Ansu Fati, Suarez? S’na trishtojnë golat e tij

Roland Koeman debutoi me një fitore 4-0 në stolin e Barcelonës. Katalanasit zgjidhën gjithçka në pjesën e parë në sfidën ndaj Villareal, teksa trajneri holandez flet rreth takimit, dygolëshit të Ansu Fati dhe Luis Suarez në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Lojtarët tanë mund të luajnë me skemën 4-2-3-1 dhe më pëlqeu paraqitja e tyre ndaj Villareal. Në pjesën e dytë humbëm shumë topa, por nuk jemi akoma në gjendjen më të mirë fizike.

Jam realisht shumë i kënaqur për Ansu Fati. Ai është vetëm 17 vjeç, do të përmirësohet edhe më shumë dhe ka nevojë për vazhdimësi. Ka raste kur e humbet përqendrimin, por zhvilloi një ndeshje madhështore.

Golat dhe rastet:
BARCELONA-VILLAREAL

Jam i lumtur për të dhe për Pedrin. Shpresoj që merkato të na dhurojë një tjetër sulmues. Suarez? Puna jonë nA detyron të mos mendojmë për skuadrat e tjera. E dimë të gjithë që Luis është një futbollist i madh.

Nuk do të gëzoheshim nëse nuk shënon atje ku ka shkuar, sikurse nuk na trishton fakti që arrin të bëjë gola. I uroj më të mirat e botës, teksa ne duhet të fokusohemi te puna jona, për të parë gjërat e mira dhe ato negative“, deklaron Koeman. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments