No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Fonseca lavdëron Kumbullën

Fonseca lavdëron Kumbullën

Roma zhvilloi një takim shumë të mirë mbrëmjen e kaluar në “Olimpico”, por nuk shkoi më shumë se barazim 2-2 përballë Juventusit. Trajneri i verdhekuqve, Paulo Fonseca foli pas ndeshjes ndaj kampionëve në fuqi, duke dhënë një koment edhe për Marash Kumbullën (debutoi si titullar me Romën).

Më pëlqeu skuadra, ashtu siç më pëlqeu edhe ndaj Hellas Veronës. U treguam shumë të aftë përballë Juventusit, në sulm dhe në mbrojtje. Djemtë kanë besim dhe kurajë të madhe. Mendoj se do të fitojmë shumë ndeshje nëse vazhdojmë kështu.

Mbrojtja? Kemi tre lojtarë të rinj në këtë repart: Kumbullën, Ibanez dhe Mancinin. Të tre këta futbollistë kanë cilësi dhe i shfaqën kundër Juventusit. Jemi shumë të fortë në repartin defensiv. Portieri ynë kreu vetëm një pritje, kjo tregon punën e mirë që bënë tre qendrat tona“, deklaron Fonseca.

Ndërkohë vlerësimi i mediave italiane për debutimin e 20-vjeçarit të kombëtares shqiptare ishte pozitiv. “Disa emocione në fillim, e kuptueshme nëse po flasim për një lojtar të lindur në vitin 2000 që debuton kundër Juventusit në ‘Olimpico’.

Gjithsesi, Marashi nuk tradhton me paraqitjen e tij kundër një reparti sulmues të rrezikshëm si ai i bardhezinjve“, lexohet në vlerësimin e TMW për djaloshin e talentuar nga Malësia e Madhe.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments