Bayern Munich kishte kërkuar shërbimet e mbrojtësit, Sergio Dest. Ky i fundit pritet t’i bashkohet ekipit të Barcelonës, pavarësisht se gjermanët e ndiqnin dhe e kërkonin prej kohësh.
Kampionët e Bundesligës janë shumë të zhgënjyer me mënyrën se si Ajaxi veproi në bisedat e tyre me Dest. Ata diskutuan prej javësh për kalimin e tij në Gjermani, por marrëveshja nuk u arrit.
Mbrojtësi i ri do t’i bashkohet Barces. Një marrëveshje e arritur lehtë mes drejtuesve spanjollë dhe atyre holandezë. Bayerni nuk ka patur fuqi që të bindë futbollistin e ri.