No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Munishi i kënaqur me pikën e fituar, flet edhe për Blendi Baftiun

Munishi i kënaqur me pikën e fituar, flet edhe për Blendi Baftiun

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është shprehur i kënaqur me pikën e fituar në ndeshjen e sotme si mysafir i Gjilanit, teksa ka thënë se barazimi ishte epilog real. “Ishte një paraqitje e mirë dhe jam shumë i kënaqur me luftën dhe angazhimin e futbollistëve. E kishim përballë një kundërshtar të fortë, ku patëm raste si ne edhe kundërshtari. Me pak fat kemi mundur edhe të fitojmë, por mendoj se epilogu i ndeshjes është real. Është bërë një lojë e fortë dhe me rivalitet sportiv dhe mendoj se vetëm kështu shkojmë përpara”, ka theksuar Munishi për ArtSport, përcjell Futbolli.info.
Ai tutje e ka mohuar se skuadra e tij ka telashe me përgatitjen fizike. “Ne jemi skuadra bindshëm më e përgatitur në ligë. Nuk është se kemi ra fizikisht, por më shumë mendoj se kjo erdhi si pasojë që kundërshtari na bëri trysni, teksa ne nuk ditëm të shfrytëzojmë kundërsulmin në disa raste. Na mbetet të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”, ka shtuar Munishi.
Në fund ai ka folur edhe për Blend Baftiun, i cili sot u paraqit në fanellën e Ballkanit. “Blendi vazhdimisht ka oferta. I ka refuzuar disa prej tyre, por është çështje e tij ku do të shkojë. Ne për momentin jemi duke llogaritur në të si lojtar i Ballkanit dhe i kemi thënë që të mendoj si lojtar i yni. Por, në momentin që ka ofertë serioze atëherë mund të shkojë pasi ka kohë deri më datën 5 tetor. Ne po punojmë në këtë aspekt, por ai duhet të përqendrohet në lojën e futbollit”, ka nënvizuar Munishi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Chelsea vazhdon me fitore  në Premierligë

Skuadra e Chelsea po vazhdon më fortë të lartë në Premierligën angleze. Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren...

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Recent Comments