Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani është shprehur i kënaqur me barazimin në shtëpi ndaj rivalit për titull, Ballkanit, teksa theksoi se skuadra e tij po vuan mungesën e sulmuesve që janë në infermieri.
“Ishte një ndeshje shumë e fortë për të dyja skuadrat. Nuk arritëm t’i shfrytëzojmë mundësitë tona që i patëm. Në pjesën e dytë e shtuam presionin në fushën e Ballkanit, por nuk arritëm të shënojmë”, deklaroi Mezani për Art Sport.
“Trepikëshi do të ishte i madh për vazhdimësinë, por skuadra ka nevojë të përmirësohet dhe të komponohet me futbollistët që kanë ardhur. Shpresoj që sa më shpejtë të na afrohen lojtarët që na mungojnë, sepse në këto tri ndeshje kemi bërë mirë. Ndoshta jam i kënaqur me angazhimin si me Llapin ashtu edhe sot, por na mungojnë ato goditjet finale para portës”, shtoi Mezani.