Real Madridi ka marrë një fitore shumë të vuajtur ndaj Real Betisit në transfertë me rezultatin 2-3. Madrilenët marrin fitoren e parë në kampionat, pavarësisht se zgjedhjet e Zinedine Zidane në formacionin bazë nuk rezultuan siç priteshin.
Ekipi madrilen gjeti golin me anë të Fede Valverdes në minutën e 14′ duke krijuar idenë se do të ishte një ndeshje e dominuar. Nuk ndodhi kështu, pasi vendasit kthyen rezultatin për 2 minuta. Mandi shënoi fillimisht në minutën e 35′, ndërsa Carvalho përmbysi gjithçka në 2-1.
Zidane ndërhyri me të filluar pjesa e dytë, pasi largoi Odegaard dhe aktivizoi Iscon. Ndërrim që rezultoi për mirë, madrilenët barazuan me të filluar pjesa e dytë me një autogol të Emersonit. Ky i fundit nuk shmangu dot një top të futur në zonë nga Carvajal dhe e dërgoi në rrjetë për 2-2.
Gol del Real Madrid, gol de Benzema, autogol Emerson
— OffsideData (@OffsideData) September 26, 2020