Afrim Tovërlani e vlerëson të pakuptueshëm barazimin e Feronikelit me Drenicën sot.
Tekniku prishtinas tha që Drenica shkoi dy herë te porta e skuadrës së tij dhe realizoi dy gola.
“Kjo që na ndodhi është e pakuptueshme. Drenica erdhi te porta jonë dy herë dhe realizoi dy herë. Ata kanë skuadër më të shkurtër, por shënuan golin e barazimit në atë mënyrë”, u shpreh Tovërlani për Art Sport.
“Pastaj sa i përket referimit, s’kam dëshirë të komentoj, mirëpo ishte një gjyqtar i papërgatitur për këtë nivel”.
“Nuk e di se kush e bën orarin e ndeshjeve, por neve po na bjen që në nëntë ditë t’i zhvillojmë katër ndeshje ndërsa kundërshtarët tanë, si Ballkani herën e kaluar, po e kanë gjithmonë një ditë më shumë pushim”, theksoi Tovërlani.
Trajneri i Feronikelit tha në fund që skuadra duhet të bëjë një analizë të mirë për të kuptuar gabimet që i bëri sot.
Ndryshe, goli i parë i Feronikelit u realizua nga pozita jashtë loje.
