No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Thaqi: Ndeshjes me Gjilanin do t’i qasemi me mentalitet fituesi

Thaqi: Ndeshjes me Gjilanin do t’i qasemi me mentalitet fituesi

Ballkani nesër do të ketë një udhëtim të vështirë ku pritet të ndeshen me Gjilanin.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi synon ta mbajë ritmin e fillimit të edicionit dhe të dal nga Gjilani me pikët e plota. Kështu ka insistuar edhe mbrojtësi i djathë i “xhebsave”, Armend Thaqi në një intervistë për Kohën duke theksuar se do të kërkojnë vetëm rezultat pozitiv për të vazhduar me serinë pozitive, raporton GazetaSheshi.

“Na pret një udhëtim shumë i vështirë dhe njëkohësisht një përballje e zjarrtë në Gjilan, por ne jemi të përgatitur mirë dhe të motivuar për të vazhduar me serinë pozitive që e kemi në dy ndeshjet e para, sepse duam ta mbajmë këtë ritëm. Do të luftojmë deri në fund dhe do të japim maksimumin për rezultat pozitiv, gjë që besoj se është e arritshme për ne”, është shprehur Thaqi.

“Është derbi dhe pres të tregojmë një lojë të bukur siç e kemi bërë këtë edicion. Megjithatë nuk do të jetë lehtë për shkak se Gjilani ka një ekip të fortë. Ne do t’i qasemi ndeshjes me mentalitet fituesi, pra për rezultat pozitiv ashtu siç futemi në çdo takim tjetër”.

Ballkani startin në edicionin e ri të Superligës së Kosovës e ka pasur shumë më të mirë se Gjilani, pasi në xhiron e parë e mposhti Besën me rezultatin 4:1, kurse në të dytën fitoi derbin me Feronikelin, 3:2. Ndërsa, Gjilani filloi shumë të dobët, ku në ndeshjen e parë pësoi humbje të thellë në udhëtim nga Feronikeli (4:0). Por fitorja si mysafir ndaj Llapit (1:0) ka dhënë shpresa për një rezultat pozitiv edhe ndaj Ballkanit, në ndeshjen e parë si vendas.

Takimi i kësaj ndeshje do të zhvillohet me këtë të diele me fillim nga ora 13:30 në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments