Sot luhen dy ndeshje në kuadër të javës së 3-të në Superligën e Kosovës në futboll, e ku vëmendja është te derbi i Drenicës. Në fakt, në Drenas, Feronikeli do të jetë nikoqir i Drenicës. Kjo e fundit në mesjavë realizoi fitore kundër Besës, derisa Nikli pësoi humbje bga Ballkani, mirëpo në duelin e sotëm lligaritet favorit. Interesante do të jetë edhe përballja në “Riza Lushta”, ku Trepça’89 do të jetë mikëpritëse e Llapit, shkruan Futbolli.info. Të dyja këto ekipe janë në kërkim të fitores së parë, pasi deri tash kanë zhvilluar vetëm nga një ndeshje dhe kanë pësuar humbje (përballjet me Dritën nuk i kanë zhvilluar ende). Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 16.00 dhe transmetohen në ArtMotion.