No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Rangnick zbulon “vesin” e Haaland: Është një nga të preferuarit e mi....

Rangnick zbulon “vesin” e Haaland: Është një nga të preferuarit e mi. Në makinë…

Ralf Rangnick ka folur në lidhje me sulmuesin e Dortmund, Erling Haaland, në një intervistë të dhënë për Sky Sports UK.

Menaxheri i Red Bull, që në të kaluarën ka qenë shumë afër stolit të Milan-it, i ka thurur elozhe sulmuesit norvegjez duke zbuluar edhe një kuriozitet të veçantë.

“Erling është një nga lojtarët e mi të preferuar dhe do të jetë një pikë referimi për sulmuesit në 10-15 vitet e ardhshëm”, ka thënë Rangnick.

“Është 193 cm i gjatë, por është edhe shumë i shpejtë dhe shumë i aftë me topin në këmbë. Është shumë i rrezikshëm para portës, është i aftë në lojën në ajër dhe ka edhe një mentalitet të jashtëzakonshëm”.

“Di se çdo mëngjes, kur futet në makinë, gjëja e parë që dëgjon është himni i Champions League: kjo tregon mentalitetin që ka ky djalosh”.

“Mendoj se është një lojtar fantastik dhe Borussia Dortmund ka bërë me të vërtetë një blerje të madhe. Duhet pranuar se Haaland është një nga talentet e pakët që Red Bull nuk ka arritur ta mbajë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments