No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Përmbysje drithëruese e Interit, Fiorentinës s’i mjafton magjia e Riberys

Përmbysje drithëruese e Interit, Fiorentinës s’i mjafton magjia e Riberys

Ndeshje spektakolare dhe e çmendur në “San Siro” mes Interit dhe Fiorentinës. Plot 7 gola, asiste magjike, autogol dhe në fund festë zikaltër. Ekipi i Contes triumfoi 4-3 përballë një kundërshtari që nuk e meritonte humbjen.

Afrikani Cristian Kouame kaloi miqtë në avantazh në minutën e tretë, ndërsa Lautaro Martinez riktheu baraspeshën në minutat shtesë të pjesë së parë me një goditje shumë të bukur me të djathtën.

Fraksioni i dytë ishte drithërues. I pafat Federico Ceccherini në minutën e 52-të. Mbrojtësi i Fiorentinës devijon një top në portën e tij dhe vendasit në avantazh. Vetëm për pak minuta pasi në skenë ngjitet Franck Ribery.

Shiko Golat e INTER-FIORENTINA

37 vite mbi supe por francezi mbetet një futbollist madhështor. Në fillim dhuron një asist që kthehet në gol nga Gaetano Castrovilli, teksa më pas, pasi driblon një kundërshtar, “shpik” një asist të pabesueshëm për Federico Chiesan.

Ylli i ekipit nga Firence mposht kapitenin Handanovic dhe 2-3 për miqtë. Gjithsesi, Interi gjen forca dhe realizon përmbysjen e madhe në minutat e fundit. Romelu Lukaku gjen golin e barazimit në minutën e 87-të (asist i Hakimit).

Dy minuta më vonë vjen edhe goli i fitores. D’Ambrosio shfrytëzon një kros të Alexis Sanchez nga e majta dhe mposht portierin Dragowski me kokë. 4-3, çlirim dhe festë e madhe në kampin vendas dhe zhgënjim te Fiorentina. /abcnews.al

Inter-Fiorentina 4-3
(Lautaro 45+2′, Ceccherini (aut) 52′, Lukaku 87′, D’Ambrosio 89′ / Kouame 3′, Castrovilli 57′, Chiesa 63′)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Gazetari spanjoll zbulon detajin që e çon Messin te PSG

Shumë fjalë rreth Leo Messit. Ylli i Barcelonës del lojtar i lirë më 30 qershor dhe shanset që të qëndrojë në La Liga herë...

Pirlo: Interi vetëm pikë ka më shumë se Juventusi! Spezia? Ishim të lodhur

Juventusi fitoi dje kundër Spezia me rezultatin 3-0 dhe në pamje të parë mund të duket një fitore e lehtë, por nuk...

Flet Aro Muriq: Nuk jam ndjerë mirë për 11 golat e pësuar, është mirë të mësoj disa gjëra

Pas një kohe me skuadra që nuk i ofronin minutazh të rregullt, Arijanet Muriq e ka gjetur veten te skuadra elitare holandeze, Willem II. Portieri...

Ahmeti flet për përballjen e nxehtë me Prishtinën: Edhe një pikë nuk është keq!

Stinori pranverorë në Superligën e Kosovës në futboll po duket shumë më i nxehtë sesa është parashikuar. Lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë...

Recent Comments