Derbi i javës së 3-të në Superligë ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit ka ndryshuar termin. Në fakt, kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej të dielën prej orës 16:00, por tashmë është zhvendosur për disa orë më herët dhe do të luhet po nesër, por në orën 13:30. Zhvendosja në këtë orar është bërë meqenëse ndeshja tjetër derbi Prishtina-Drita, e paraparë në këtë termin për t’u transmetuar në Klan Kosova është shtyrë, raporton Futbolli.info. Tani do të jetë ndeshja Gjilani – Ballkani, ajo që do të jepet direkt në këtë televizion dhe do të ketë mundësi të shikohet në të gjitha platformat kabllore në Kosovë dhe më gjerë. Po ashtu, edhe orari i ndeshjeve të javës së 4-të dhe të 5-të ka ndryshuar, ngase ato do të luhen në orën 15:00.