Dy skuadrat që sivjet u inkuadruan në Superligë, Besa e Arbëria e hapin javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Pejanët nuk e kanë nisur aspak mirë kampionatin, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar po aq humbje, së pari nga Ballkani e pastaj nga Drenica, prandaj ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për të parë më saktësisht se cila është fuqia e tyre për këtë kampionat.
Ndërsa, debutuesja në Superligë, Arbëria ka filluar shumë mirë, pasi në javën e parë fitoi si mysafire e Trepçës ’89 e më pas barazoi me Prishtinën.
Ndeshja e sotme zhvillohet në Brestovik me fillim nga ora 16:00.