No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Mourinho zbuloi trukun e Shkëndijës

Mourinho zbuloi trukun e Shkëndijës

Shkëndija bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj Tottenham Hotspur në turin e tretë kualifikues të Europa League, pavarsisht se u mposht me rezultatin 1-3 në Shkup nga skuadra e Jose Mourinhos. Gjithsesi frika për një disfatë të thellë dhe turpëruese ekzistonte te skuadra shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye klubi i Shkëndijës ka tentuar të bëjë një truk për të evituar një humbje të thellë, marifet që është zbuluar nga Jose Mourinho të paktën duke iu referuar mediave angleze.

“Para ndeshjes ishte një situatë qesharake, pasi portieri im më tha se porta ishte më e vogël. Shkova ta shikoja vetë dhe ishte realisht e vogël. Thirrëm delegatin e UEFA dhe ishte 5 centimetra më e ulët. Kërkuam që portat të kishin përmasat e duhura”, ka deklaruar “Special One”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Recent Comments