No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Suarez në lot, jep lamtumirën në konferencën e fundit dhe thumbon hapur...

Suarez në lot, jep lamtumirën në konferencën e fundit dhe thumbon hapur Bartomeun ngjitur (VIDEO)

“Një etapë ka mbaruar dhe unë jam krenar për gjithçka që kam bërë. Dua të falënderoj të gjithë përgjithmonë tifozët. Do të jem gjithmonë njëri nga ata”.

Luis Suarez mundohet të mbajë lotët por e ka të vështirë ta bëjë në konferencën e tij të lamtumirës nga Barcelona.

“Gjërat janë shpikur, gjërat kanë rrjedhur dhe nuk janë të vërteta. Ndonjëherë zemërohesh nga kjo, por duhet të përpiqesh të qëndrosh larg. Kur arrin te Barcelona, ata të thonë ki kujdes me Leo, sulmuesit … Dhe tani rezulton se Leo është dëmtuar nga sulmuesit. Jemi të vetëdijshëm se përpiqemi të bëjmë më të mirën.

Ishte një muaj i çmendur, në të cilin u shpikën shumë gjëra. Ata thanë gënjeshtra dhe gjëra që zgjojnë indinjatën. E gjithë bota e njeh marrëdhënien time me Leo (Messi ed). Kur ishim bashkë gjithmonë jemi përpjekur ta shfrytëzojmë maksimalisht, dhe tani po largohem me kokën lart”.

Në rast se duhet të fajësoni veten për diçka, për çfarë do ta fajësonit veten?

E ke me mua apo … (referuar presidentit Bartomeu aty ngjitur)? Unë mund të bëj shumë autokritikë. Na ka ndodhur një herë, dy, tre, katër. Ne duhet të mësojmë. Jemi profesionistë për të mësuar nga kjo. Epo, nuk mund ta fajësoj veten për asgjë. Të gjithë e dinë që unë kam luajtur me siklet, me dëmtime. Jam krenar që hyra në historinë e klubit dhe largohem siç jam”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments