No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Një Shkëndijë tenton “të djegë” Tottenhamin e Mourinhos

Një Shkëndijë tenton “të djegë” Tottenhamin e Mourinhos

Shkëndija e Tetovës – Tottenham Hotspur! Pas emrave të rëndësishëm të futbollit europian si Gent, Milan, Red Bull Salzburg e Rosenborgut, në Shkup, për t’u përballur me kuqezinjtë tetovarë, zbarkon Tottenhami i Jose Mourinhos. Gjigantët e futbollit anglez me misionin, ndoshta të thjeshtë në letër, për të mos e lejuar që një “Shkëndijë” të shndërrohet në “zjarr përvëlues” ta. Do të ishte e papranueshme për një trajner me karrierë të pabesueshme 20-vjeçare si “Special One” të largohej në raundin e tretë kualifikues të Europa League-s, aq më tepër kur ka përballë një ekip me buxhet tepër modest.

Por futbolli ka “rrengjet” e tij, kurthet e tij, edhe për emrat më të mëdhenj të futbollit, e momente të lavdishme për ata që kanë ëndrra të mëdha. E tillë është edhe ëndrra e Shkëndijës, që për të disatën herë gjatë dekadës së fundit tenton grupet e Europa League-s.

Në orën 20:00, në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, “armata” e Ernest Gjokës do të tentojë të bëjë mrekullinë ndaj “koracës” së Jose Mourinhos, sigurisht edhe me sytë drejtuar nga qielli, me shpresën që nga lart të vijë sadopak dashamirësi. Ky takim historik për futbollin mbarëshqiptar nuk mund të mungojë në ekranin e SuperSportit, me platfomën Digitalb që u ofron mundësin dhe kënaqësinë të gjithë shqiptarëve të ëndërrojnë bashkë me kuqezinjtë Tetovarë, edhe pse në dukje është një “Mission Imposible”.

Sa u përket të rejave më të fundit në kampin e kuqezinjve, mbetet jashtë i pafati Armend Halimi. Mesfushori fillimisht humbi ndeshjen e parë europiane të kësaj vere me Sumgayi FC, pasi rezultoi pozitiv në COVID-19, ndërsa tani mungon për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Botosanit (0-1). Një mungesë shumë e rëndësishme për stafin teknik, që duhet të bëjë zgjedhjet e duhura për t’iu përgjigjur sadopak kundërshtarit, që ka në përbërje emra të mëdhenj të futbollit botëror.

Tottenhami është emri i dytë i madh i futbollit europian me të të cilin është përballur Shkëndija (pas  Milanit), por nuk duhet harruar se vetëm pak më shumë se një vit më parë ishte në finale të Champions League-s, ku u mposht nga Liverpooli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments