No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Gol spektakolar i Nafiut, por Shkëndija nuk ia del të befasojë Tottenhamin

Gol spektakolar i Nafiut, por Shkëndija nuk ia del të befasojë Tottenhamin

Më shumë sesa një eliminatore, ajo mes Shkëndijës dhe Tottenham ishte një ndeshje prestigji për kuqezinjtë nga Tetova, të cilët e luajtën vërtetë si të tillë dhe u përballën me kokën lart ndaj një kundërshtari të një niveli shumë më të lartë në të gjithë aspektet.

Në stadiumin “Tose Proeski” të Shkupit, Shkëndija u mposht me rezultatin final 1-3 dhe i dha fund aventurës në Ligën e Europës, pikërisht në turin e tretë eliminator, por ia doli që të mbajë të impenjuar në maksimum anglezët për të paktën 80 minuta lojë.

“Spurs” kaluan në avantazh që në minutën e pestë, kur pas një aksioni pa shumë pretendime, mbrojtësi i majtë Pavic u spostua shumë drejt qendrës dhe la të lirë argjentinasin Lamela, i cili gjuajti saktë dhe dërgoi sferën në rrjetën e portës së Zahov.

Pak minuta më vonë ishte pikërisht gardiani nga Maqedonia e Veriut që bëri një pritje vendimtare dhe shpëtoi Shkëndijën nga goli i dytë, ndërsa me kalimin e minutave kuqezinjtë filluan të guxojnë më shumë dhe u afruan në zonën kundërshtare me disa goditje këndore.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të anglezëve, ndërsa 45-minutëshi i dytë nisi më mirë për Shkëndijën, që përfitoi nga një lloj përgjumjeje e lehtë e miqve dhe filloi të zbresë shpesh drejt zonës kundërshtare.

Në minutën e 55-të ishte sulmuesi anësor Valmir Nafiu që pasi u shërbye nga Doriev mbi vijën e 16 merave, lëshoi një “silurë” me të djathtën dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Joe Hart, duke rikthyer baraspeshën.

Goli i sulmuesit shqiptar befasoi edhe një emër të madh si Jose Mourinho, i cili mori menjëherë masat për të shmangur ndonjë surprizë të mundshme, pasi në harkun e 6 minutave hodhi në fushë Lo Celso, Kane dhe Lucas.

Megjithatë golin e avantazhit e shënoi njeriu i momentit për londinezët, sulmuesi koreano-jugor Son Huen Ming, i cili përfitoi nga një top i ardhur pas grushtimit të Zahov dhe gjuajti saktë në trekëndëshin e portës së Shkëndijës.

Kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i ndeshjes, sulmuesi anglez Harry Kane u harrua i vetëm në zonë nga kapiteni Bejtullai dhe shënoi edhe golin e tretë pas një krosimi në Son, duke vulosur rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Nuhiu thotë se Drita nuk është nën presion

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka vlerësuar fitoren e arritur ndaj Besës së Pejës, të dielën (3:1). Kampionia në fuqi është kthyer te...

Recent Comments