No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita nuk arrin t’i rezistojë Legias, eliminohet nga Europa League

Drita nuk arrin t’i rezistojë Legias, eliminohet nga Europa League

Kampionia e Kosovës, FC Drita, e ka mbyllur aventurën e saj në garat evropiane, ngase të enjten në mbrëmje në Varshavë ka pësuar humbje nga skuadra e njohur polake, Legia, me rezultat 2:0, shkruan Futbolli.info. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu nuk arriti t’i rezistojë presionit të polakëve në pjesën e parë. Si cilësia ashtu edhe përvoja ishin në dukshëm në anën e Legias, të cilët arritën që të krijojnë epërsi komode në pjesën e parë me golat e shënuar nga Pawel Wszolek, në minutën e 24-t dhe Tomas Pekhart, në minutën e 43-të. Në këtë pjesëlojë futbollistët e skuadrës tonë nuk kishin aq shumë guxim për të sulmuar, derisa në pjesën e dytë shfaqën lojë dukshëm më të mirë dhe më kreative në sulm, por mungojë finalizimi i aksioneve. Rastin më të mirë e pati Festim Alidema në minutën e 90-të por gjuajtja e tij nuk shkoi në trupin e portierit polak. Kësisoj, në fund Legia kaloi tutje me dy golat e shënuar nga pjesa e parë, derisa Drita duhet të jetë krenare me përfaqësimin e denjë që i bëri futbollit të Kosovës në këtë edicion në garat evropiane, duke regjistruar suksesin më të madh deri më tash për klube tona me arritjen në fazën e tretë të kualifikimeve për Europa League.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bledar Devolli tregon kush është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi...

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Recent Comments