Ballkani ka mundur Feronikelin 3:2, në një ndeshje që kishte fund tejet emocionues në Suharekë.
“Het-triku” i Dakut krijoi përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Ballkanin, por Maclei shënoi dy gola në minutat 85’ dhe 89’ duke rihapur ndeshjen.
Në fund takimi mund të mbyllej edhe 3:3 sikur Carioca të tregohej më i saktë me kokë, përcjellë “Olle”.
“Vetëm në 20 minutat e fundit kemi luajtur ashtu siç kemi dashur, pra jo me topa të gjatë, por përtokë”, deklaroi Tovërlani për Art Sport.
“Sigurisht, ishte edhe meritë e Ballkanit që nuk na la të luajmë lojën tonë. Në fund e rihapëm takimin pas vetëkënaqësisë së Ballkanit, por edhe përmes zëvendësimeve tona”.
“Fitorja e Ballkanit ishte e merituar. Neve na mbetet të përmirësohemi”, theksoi prishtinasi.