No menu items!
Ballina KRYESORE Presidenti i FFK-së me fjalë të mëdha për Shukri Sylejmanin

Presidenti i FFK-së me fjalë të mëdha për Shukri Sylejmanin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka ngushëlluar familjen e Shukri Sylejmanit, teksa e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e këtij personaliteti të madh për futbollin e Kosovës.

Më poshtë telegrami i Ademit:

Një tjetër mëngjes i trishtë. Sot paska ikur në amshim njeriu që i dha gjithçka futbollit, ish-kryetari i SC “Gjilani”, Shukri Sylejmani-Shuki!  

Kontributi i Shukit në futbollin e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm që nga ditët e para të mëvetësimit.

Shuki, si disa bashkëkohës tjerë të tij e shkriu pothuajse tërë pasurinë e tij dhe të familjes për ta mbajtur gjallë futbollin e Kosovës në periudhën më të vështirë të mbijetesës dhe rezistencës ndaj okupatorit serb.

Falë mbështetjes së parezervë dhe menaxhimit të tij SC “Gjilani” u shndërrua në njërin ndër klubet më të organizuara. Kontributi i tij për futbollin nuk ndaloi as në vitet e para të lirisë, duke e shpenzuar edhe metalikun e fundit për klubin e tij të zemrës.

Derbi më i madh i futbollit në Kosovë, Gjilani – Drita, që tashmë ka bërë jehonë edhe në botë, është pikërisht meritë e tij dhe e homologut të tij nga klubi rival, Selami Osmani-Bezi, të cilit nga sot Shuki i bashkohet në botën e përjetësisë.

Fjalët janë të pakta për ta nderuar tërë atë që Shuki bëri për futbollin, andaj, në këtë ditë pikëlluese të ndarjes së tij nga ne, në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve të tij të shumtë dhe SC “Gjilani” për humbjen e këtij njeriu të madh, i cili do të kujtohet gjithmonë për veprën e tij madhështore në mbajtjen gjallë dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës miku im!

Faleminderit për gjithçka çfarë bëre për futbollin e Kosovës!

Me respekt, Agim Ademi

President i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments