Ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani, ish-president i Gjilanit.
Sylejmani ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Varrimi i tij do të bëhet në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.
Sylejmani ka qenë një ndër njerëzit që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për futbollin kosovar.
Telegrame ngushëllimi për familjen e tij kanë dërguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, SC “Gjilani”, FC “Drita” dhe grupi i tifozëve “Skifterat”.