Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u shfaq goxha i nervozuar pas ndeshjes me Feronikelin, edhe pse skuadra e tij realizoi fitoren e dytë në këtë edicion dhe atë me tre gola tjerë të shënuar nga Mirlind Daku.
Megjithatë, Munishin e ka shqetësuar rënia e lojës së ekipit të tij pas epërsisë 3:0, e cila shumë lehtë ka mundur t’i kushtojë me barazim në minutat e fundit.
“Ekipi pati rënie të lojës. 90 minuta duhet me lujtë me përgjegjësi dhe duhet t’i zbatojmë detyrat”, u shpreh Munishi për Art Sport.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve. Analizat më të thella duhet t’i mbajmë brenda klubit”, u shpreh ai.