No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Krerët e FFK-së në Budapest, takohen me Thierry Favren

Krerët e FFK-së në Budapest, takohen me Thierry Favren

Delegacioni i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi, anëtarin e KE-s, Mirsad Çollaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë arritur në Budapest, ku po qëndrojnë me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin dhe do të ndjekin nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet Bayern Munihut dhe Sevillas, që zhvillohet të enjten në orën 21:00. Me të arritur në Budapest krerët e FFK-së janë takuar me zëvendësdrejtorin e asociacioneve kombëtare dhe njëherësh drejtuesin e programit ‘HatTrick’, Thierry Favre,  e ku ishte i pranishëm edhe menaxheri i programit ‘HatTrick’, Denis Bastari. Në këtë takim u bisedua për gjendjen dhe ecurinë e projekteve të FFK-së në kuadër të këtij programi, me ç’rast zyrtarët e UEFA-s u shprehën të kënaqur me punën e bërë sidomos në përmirësimin e infrastrukturës. Po ashtu, ata u shprehën të lumtur që tashmë edhe në Kosovë ka filluar të rrokulliset topi në fushën e gjelbër dhe përgëzuan drejtuesit e FFK-së për menaxhimin të mirë të situatës së pandemisë. Krerët e FFK-së do të marrin pjesë edhe në takimin që UEFA do ta mbajë me 55 federatat anëtare.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments