No menu items!
Ballina KRYESORE Ballkani fiton me finish dramatik me ‘het-trick’ të ri të Dakut, Gjilani...

Ballkani fiton me finish dramatik me ‘het-trick’ të ri të Dakut, Gjilani festoi në “Zahir Pajaziti”

Ballkani ka shënuar fitore në duel me Feronikelin në një ndeshje tejet interesante dhe të luftuar deri në sekondat e fundit. Skuadra e Ismet Munishit iu gëzua tri pikëve të reja me rezultat 3:2, me një tjetër “Hat-trick” nga sulmuesi i spikatur, Mirlind Daku. Megjithatë, edhe pse portokallezinjtë pas më shumë se 1 ore lojë kishin epërsi 3:0, me golat e shënuar në minutat 5’, 24’ e 64’, në fund deri te arkëtimi i tri pikëve të reja erdhën me mjaft vështirësi. Në fakt, skuadra e Afrim Tovërlanit në minutat e fundit shfaqi lojë shumë të mirë dhe arriti që ta bëjë binishin dramatik me golat e brazilianit Marclei në minutat 84 e 88, teksa paraprakisht Dabiqaj nuk realizoi nga penalltia. Në ndeshjen tjetër, Gjilani shënoi fitore tejet të rëndësishme në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke e mposhtur Llapin, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Darko Nikac pas asistimit të Prognit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Koronavirusi “ngujon” Interin, Conte anulon konferencën për shtyp

Pas pesë rasteve të pozitivitetit me Coronavirus tek Interi, që përfshinin Marotta, Ausilio, Antonello, avokati Capellini dhe një anëtar të stafit, trajneri Antonio Conte...

LeBron i kundërpërgjigjet ashpër suedezit të Milanit, “hap zjarr” ndaj Ibrës

LeBron James ka kundërshtuar pretendimin e Zlatan Ibrahimovic se sportistë si ai duhet ta mbajnë larg politikën. Sulmuesi i Milanit e thumboi ikonën e...

Recent Comments