Klubi Futbollistik “Trepça” është duke u përgatitur maksimalisht për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Skuadra mitrovicase ka zyrtarizuar dy prurjet më të reja në skuadër.
Bëhet fjalë për futbollistët me përvojë të madhe, Enis Zabërgja dhe Daut Maxhuni.
Kujtojmë që dy futbollistët edhe më parë kanë mbrojtur ngjyrat e ‘minatorëve’ dhe me përvojën e tyre do të mundohen që Trepçën ta ngritin në një rang më të lartë të garave.