No menu items!
Ballina KRYESORE Sot dy ndeshje në Superligë, Arbëria sfidon Prishtinën

Sot dy ndeshje në Superligë, Arbëria sfidon Prishtinën

Superliga e Kosovës vazhdon me orar të ngjeshur, pasi sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së dytë. Skuadra debutuese në elitë, Arbëria, do ta sfidojë Prishtinën, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Arbëria e nisi suksesshëm aventurën e saj në Superligë, pasi të premten shënoi fitore të madhe në udhëtim ndaj Trepçës ’89. Megjithatë, sot skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina do të ketë punë të vështirë, ngase përballet me skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani, që në ndeshjen e parë realizoi fitore bindëse kundër Drenicës. Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Dardan Caka me asistentët Fatmir Abrashi, Visar Kelemendi dhe Erdall Zasella. Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica do t’i bëjë konak skuadrës pejane, Besa. Të dyja skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv për t’u këndellur nga humbjet e thella që pësuan në ndeshjet hapëse të këtij edicioni. Në këtë ndeshje gjyqtar kryesor është Shpëtim Murtezi me asistentët Gzim Mehmeti, Bashkim Hyseni dhe Alban Shala. Të dy ndeshja fillojnë në orën 16:00 dhe transmetohen në ArtSport në platformën ArtMotion.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments