Mesfushori Besar Musolli sot do të prezantohet nga skuadra e Gjilanit. Sipas burimeve të afërta me futbollistin, Musolli ka marrë dokumentacionin e nevojshëm nga Shqipëria dhe te Gjilani do të kalojë si lojtar i lirë.
“Besari sot do të prezantohet te Gjilani. Ai ka marrë fletlëshimin nga Federata Shqiptare e Futbollit”, ka thënë në kushte anonimiteti një i afërm i Musollit për Kohën.
Musolli 31-vjeçar në futbollin kosovar kthehet pas një kohe të gjatë. Së fundi ka luajtur te Kukësi, derisa karrierë ka bërë edhe te Hysi. Ndërkohë, raportohet se bashkë me Musollin skuadra e Gjilanit sot do ta prezantojë edhe mesfushorin Gramoz Kurtaj, i cili së fundmi luajti në kampionatin e Vietnamit.