Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica është rikthyer në stërvitje me ekipin gjerman. Mesfushori-sulmues ishte lënduar në ndeshjen Moldavi – Kosovë e zhvilluar më 3 shtator në Parma të Italisë. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjerman.
24 vjeçari me gjasë gjatë këtij afati kalimtar të verës pritet të ndryshojë skuadër, dhe Premierliga angleze shihet si destinacion i ardhshëm për të.