No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Garë e fortë Real Madrid vs Liverpool për Kylian Mbappe

Garë e fortë Real Madrid vs Liverpool për Kylian Mbappe

Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi se Kylian Mbappe ia ka bërë të qartë PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën dhe se dëshiron të largohet nga skuadra kryeqytetase në verë të vitit të ardhshëm, ndryshe “divorci” do të ndodhë me parametër zero, kur të skadojë ligjërisht marrëveshja.

Liverpooli thuhet se është në kontakte të vazhdueshme me Kylian Mbappenë, me idenë për t’u bashkuar në merkaton e verës së vitit të ardhshëm (2021), por “The Reds” do të përballen me konkurrencën e fortë të Real Madridit.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Liverpooli po e mbikëqyr situatën e sulmuesit e të njëjtën gjë po bën edhe Florentino Perez.

Klopp më parë ka pranuar se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arrihej një marrëveshje për sulmuesin, por dyshohet se ka kontaktuar me babanë e tij, Wilfried, që në muajin maj për të diskutuar mbi të ardhmen e talentit francez.

Kampioni i Botës është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë dhe do të duhej një shpenzim rekord për ta shkëputur nga PSG-ja.

Pavarësisht ndikimit financiar të Koronavirusit, që e ka tronditur tregun e transferimeve, PSG-ja nuk është nga ato klube që dorëzohet para presioneve “të lehta”.

Siç raportohet nga “Dailymail”, Liverpooli kontaktoi me përfaqësuesin e Mbappesë në verën e vitit 2017, kur “ylli” i atëhershëm i Monacos po përgatitej të bënte lëvizjen e tij të parë të madhe në skenën europiane.

Liverpool pagoi 65 milionë stërlina për Thiago Alacantaran dhe Diogo Jotan javën e kaluar, por një shpenzim tjetër i madh për Mbappenë do të ishte në kundërshtim me strategjinë klubit mbi transferimet.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments