Arbëria vazhdon të befasojë në aventurën e saj të parë në elitë. Pas fitores në Mitrovicë ndaj Trepçës’89, skuadra nga fshati Dobrajë e Lipjanit ka arritur t’i marrë një pikë Prishtinës, duke barazuar 1:1 në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Arbëria kaloi në epërsi në minutën e 10-të me një supergol të shënuar nga Dior Zabërgja. Megjithatë, pas këtij goli bardhekaltrit bën trysni të vazhdueshme dhe arritën të barazojnë shifrat me golin e Otto John, në minutën e 35-të. Kësisoj, Arbëria dhe Prishtina pas javës së dytë kanë nga 4 pikë.