No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Alvaro Morata sot zyrtarizohet te Juventusi, ja detaji i ri i marrëveshjes

Alvaro Morata sot zyrtarizohet te Juventusi, ja detaji i ri i marrëveshjes

Alvaro Morata ka zbarkuar në Torino. Juventusi ka mbyllur marrëveshjen me Atletico Madrid, duke paguar 10 milion euro për huazimin e spanjollit, ndërkohë që verën e ardhshme do të paguajë 45 milion euro për ta blerë përfundimisht.

Në mesnatë Morata ka mbërritur në “Caselle Airport” dhe pritet që sot të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të nënshkruajë e të zyrtarizohet për të dytën herë si lojtar i Juventusit. Bardhezinjtë po tentonin të merrnin Edin Dzeko, por tratativat ngecën.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1308174175509585921&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-alvaro-morata-ne-torino-zbulohet-detaji-i-ri-i-marreveshjes%2F&theme=light&widgetsVersion=219d021%3A1598982042171&width=550px

Drejtuesit e klubit nga Torino nxituan të merrnin spanjollin Morata, me Atletico Madrido që pritet të zyrtarizojë afrimin e Luis Suarez. “Sky Sport” në Itali ndërkohë zbulon edhe një detaj tjetër të marrëveshjes mes klubeve.

Juventusi mund ta zgjatë huazimin e Morata edhe për një vit tjetër, duke paguar 10 milion euro dhe më pas ta blejë atë pas dy vitesh për shumën e 35 milion eurove. Gjithçka do të vendoset në bazë të paraqitjes së sulmuesit në Serie A këtë sezon.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments