No menu items!
Ballina KRYESORE Hashani: Besa e ka prish Superligën, s'ka cilësi!

Hashani: Besa e ka prish Superligën, s’ka cilësi!

Trajneri dhe analisti, Erdin Hashani, ka komentuar javën e parë të Superligës.

Ai ka deklaruar se Besa e Pejës do ta prish Superligën, për shkak se nuk ka cilësi të njëjta me skuadrat tjera.

“E mira e krejt kësaj është që filloi kampionati, në Superligë nuk ka kundërshtarë për t’u nënçmuar e as Arbëria që ka sjell lojtarë të shumtë. Besa mendoj se e ka prish Superligën dhe nuk ka cilësi me skuadrat tjera. Drenica, Trepça ’89 dhe Arbëria, kanë dallim me gjashtë skuadrat tjera, të cilat do ta bëjnë një garë interesante për kreun e tabelës”, tha ndër të tjera Hashani në Sportin Total në KTV.

Ai komentoi edhe tre golëshin e Bedri Grecës së Feronikelit të shënuar ndaj ish-skuadrës së tij Gjilanit. “E patëm diskutuar që kur u nda me Gjilanin pati thënë se nuk ka atmosferë tek klubi i Gjilanit. T’ia shënosh Gjilanit tri gola, nuk është pak, dhe kjo tregon se ata kanë gabuar që e kanë lëshuar”, shtoi Hashani.

Feronikeli mundi Gjilanin 4:0 në derbin e javës së parë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments