Nuk ka paqe në shtëpinë e Chelsea-s për paraqitjet e Kepa-s, përsëri protagonist për keq me një gafë që ka vendosur ndeshjen kundër Liverpool-it, e humbur 2-0 nga Blutë.
Portieri ka gabuar një pasim, duke ia dorëzuar topin Mane-së që ka shënuar pa asnjë problem. Ish-futbollisti anglez Chris Sutton, ish edhe i londinezëve, nuk është kursyer ndaj spanjollit.
“Mund të shpenzosh një thes me para për të përforcuar sulmin tënd, por çfarë ka kuptimi ka ta bësh për një portier që nuk pret”, ka thënë Sutton.
“Kepa i ka kushtuar Chelsea-t 78 milionë euro në 2018-ën, por nuk ka qenë kurrë në gjendje të bëhej portieri që të gjithë prisnin. Është konfirmuar blerja më e keqe e Chelsea-t në Premier League”.
“Futbolli të jep gjithmonë mundësin ta nisësh nga e para, por Lampard duhet të provojë të fitojë një trofe që në këtë sezon dhe kështu nuk është e mundur”.