Ishte 21 shtatori 1986. 34 vite më parë, Roberto Baggio, një nga futbollistët më të mirë italianë të të gjitha kohërave, bëri debutimin e tij në Serie A me fanellën vjollcë, në ndeshjen Fiorentina-Sampdoria. Një karrierë e jashtëzakonshme ajo e kampionit nga Caldogno, i cili gjithashtu ka veshur fanellat e Vicenza, Juventus, Milan, Bologna, Inter dhe Brescia. 205 gola në total ka shënuar “bishtaleci” në Serie A. Është e pamundur të përmblidhet karriera e tij në një video të shkurtër. Në këtë “përvjetor”, është “Gazzetta dello Sport” që na mundëson të shijojmë disa nga perlat e tij…