Drenasi është qyteti që argëton sot tifozët e Superligës së Kosovës.
Ishte planifikuar që sot të luheshin dy ndeshjen në kuadër të Superligës së Kosovës, por ndeshja mes Dritës dhe Llapit është shtyrë për orar tjetër, pas angazhimeve të gjilanasve në Evropë.
Kështu, sot në kuadër të Superligës së Kosovës do të luhet vetëm një ndeshje.
Feronikeli dhe Gjilani kontestojnë tri pikët në xhiron e parë, në qytetin e Drenasit.
Ndeshja mes Feronikelit dhe Gjilanit luhet me fillim nga ora 13:30.
Mbetet të shihet se si do ta nisin këto dy skuadra edicionin e ri në SL e Kosovës.