Ballkani dhe Prishtina e kanë nisur furishëm edicionin 2020/21 në kampionatin elitar të futbollit kosovar, derisa kanë shënuar fitore bindës në ndeshjet hapëse të këtij sezoni. Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi, Ballkani, ka shënuar fitore të thellë në udhëtim kundër Besës së Pejës, me rezultat 4:1. Mirlind Daku shkëlqeu në këtë sfidë me tre gola të realizuar, ndërkohë që u ndihmua nga Ermal Krasniqi që hapi serinë e golave në fillim të ndeshjes. Goin e vetëm për pejanët e realizuar Gentrit Salihu.
Në anën tjetër ‘bardhekaltrit’ nga kryeqyteti triumfuan bindshëm ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri” (3-0). Leutrim Bekteshi, Endrit Krasniqi dhe Otto John realizuan për debutimin e ëmbël të Zekirija Ramadanit në bankinën e Prishtinës.