No menu items!
Ballina KRYESORE Vashat e Kosovës shkëlqejnë përballë estoneve

Vashat e Kosovës shkëlqejnë përballë estoneve

Vashat e Kombëtares së Kosovës kanë triumfuar me plot meritë, me shifrat 2:0 në përballje me Estoninë, që u zhvillua të premten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përcjell FFK. Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Euro 2021. Ndonëse në këtë ndeshje përzgjedhësja Afërdita Fazlija kishte në dispozicion po thuajse në tërësi ekip të përbërë me futbolliste që luajnë në kampionatin vendor, me përjashtim të Erëleta Memetit e Edona Kastratit, në fushën e lojës Dardanet shfaqën një lojë të shkëlqyeshme. Vajzat tona e mbizotëruan plotësisht lojën në pjesën e parë, duke krijuar raste të shumta, dy prej të cilave edhe i kapitalizuan. Të dy golat i realizoi futbollistja e Mitrovicës, Kaltrina Biqkaj, në minutat 7-të dhe 27-të, por në të dy rastet rol vendimtar kishte futbollistja Erëleta Memeti, e cila luan në Bundesligë me Freiburgun. Afër golit në këtë pjesëlojë ishte edhe Edona Kastrati, gjuajtja e të cilës nga ndërprerja goditi traversën. Në pjesën e dytë Dardanet e administruan mjaft mirë lojën dhe me qetësi e ruajtën epërsinë e krijuar në 45 minutat e parë, duke i arkëtuar kësisoj tri pikë të rëndësishme. Në fakt, pas kësaj fitoreje Kosova renditet në pozitën e katërt në Grupin A, me 9 pikë pas 6 ndeshjeve të zhvilluara sa ka edhe Rusia në pozitën e tretë por me një ndeshje më pak, derisa renditjen e kryeson Holanda me 21 pikë, kurse Sllovenia është në pozitën e dytë me 10 pikë në 7 ndeshje të zhvilluara. Në dy pozitat e fundit janë Turqia (2 pikë) dhe Estonia (1 pikë).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments